LSI pendohet për Luan Ramën? Kryemadhi shfaqet krah tij në Vlorë: Janë përpjekur…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Vlorë, në vijim të turit të saj elektoral. Kryemadhi u shfaq krah numrit 1 të listës së LSI, Luan Rama. Kryemadhi dhe Luan Rama u shfaqën krah njëri-tjetrit, pavarësisht aludimeve për përplasje dhe përçarje mes tyre.

“Vlora e bukur! Vlora e zemrës së Shqipërisë është sot këtu e gjitha e bashkuar, nën flamurin e Shqipërisë. E nderuar kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi mirë se ke ardhur në Vlorë dhe ne jemi sot të gjithë bashkë, me zemër e me shpirt të vendosur për fitoren e LSI-së. Jam më i emocionuari nga të gjitha.

Jam sot bashkë me ju për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshme, me pasion e vendosmëri që kemi bërë në 7 muaj për ta ringritur LSI-në nga e para me djem e vajza të mrekullueshme.

Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista është mishërimi i kohezionit shoqëror dhe mbi të gjitha i pasionit për t’i shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, vetëm me synimin që Shqipëria është e para. Jam njëri nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e LSI.

Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë, por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin, sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, tha Luan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT