Media britanike: Pilotëve u është kërkuar të kenë kujdes kur fluturojnë mbi Shqipëri, pasi…

Pilotëve u është kërkuar të “bëjnë shumë kujdes” kur fluturojnë në, nga ose mbi Shqipëri për shkak të frikës për kompetencën e kontrollit të trafikut ajror (ATC).

Kështu shkruan gazeta britanike, “Independent”, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në aeroportin e Rinasit, duke shtuar se kërkesa ndaj pilotëve ndjek “një sekuencë të çuditshme të ngjarjeve që përfshijnë kontrollorët që punojnë për Albcontrol, ofruesi kombëtar i navigimit ajror”.

Gazeta kujton se tre kontrollorë u arrestuan, dy prej të cilëve mbetën në burg dhe një në arrest shtëpiak.

Gazeta thekson se kontrollorëve iu përgjysmua paga për shkak të një kolapsi të të ardhurave të sjella nga pandemia e koronavirusit.

Sipas rregullave ndërkombëtare të sigurisë ajrore, aftësia për të punuar për kontrollorët e trafikut ajror është një vendim personal.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Pilotëve të Linjave Ajrore (Ifalpa) paralajmëroi: “Ekziston një mosmarrëveshje e vazhdueshme midis ATC dhe autoriteteve, e cila ka rezultuar në ndalimin e tre kontrollorëve”.

“Megjithëse hapësira ajrore është rihapur, kontrollorët shqiptarë ende punojnë nën presion ekstrem për vijimin e punës në të ardhmen.

Ka raporte që janë sjellë kontrollorë nga shtetet e tjera për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë. Statusi i tyre sa i përket trajnimit dhe vlerësimet janë të panjohura”.

Pilotëve u kërkohet të tregojnë shumë kujdes gjatë operimit brenda kësaj hapësire ajrore”, thuhet më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT