Rama sulmon opozitën: Bredhin me fuoristrada luksoze, ja kush janë brenda tyre

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gjirokastër ku si çdo herë nuk nguron të sulmojë opozitën, kryesisht kundërshtarin e tij më të fortë, Lulzim Bashën.

Kreu i PS i kujtoi kohën kur ishte kryetar bashkie dhe nuk bëri asnjë punë, ndërkohë që sot siç tha Rama, vijon të bëjë premtime boshe.

Kryeministri iu premtoi gjirokastritëve që zërin e tij nuk do e dëgjojnë më kurrë. Nuk nguroi të kujtojë dhe eskortën e Bashës dhe fuoristradat luksoze.

Edi Rama: Në kohën e Rrapush Xhaferrit duan të na kthejnë. Se dhe sot e njejta gjë është me këta. Thonë do japim lekë për këtë do japim për atë. Atëherë e ndiqnin Rrapushin makinat dhe fuoristradat sot bëjnë të njetën gjë me këta, që vetëm formën kanë ndryshe se veturat i kanë më të shtrenjta, fuoristrada luksoze që formojnë karvan. Dhe ua pret mendja se kush është aty brenda. Ata që duan të marrin prapë doganat e tatimet, drejtoritë e shëndetësisë dhe arsimeve. Plaçkën që ne hap pas hapi po ia kthejmë Shqipërisë, duke ndërtuar një shtet të barabartë për shqiptarët, dhe të çohet një mësuese nga veriu në jug e të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur deputeti dhe e ka larguar. Ai thoshte kur ishte kryetar bashkie që shiko, ju do e lini bukën më lirë, ndërsa atij që shiste bukë i thoshte ti do fitosh më shumë. Ku premtoj që ky zë nuk do ju shfaqet më, nuk do e dëgjoni më. Në këtë formë jo më, mund ta dëgjoni atë zë në forma të tjera, por në këtë formë jo. Nuk i bën dot shqiptarët për budallenj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT