Meta ashpërson gjuhën:“Gjiknuri do përfundojë në det me ato akuza”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nxjerrë fakte dhe dokumente se si patronazhistët ndjekin qytetarin që kanë në patronazh dhe i prishin punë në problemet që ai do të zgjidhë me shtetin, nëse nuk mbështet PS.

Vetë Kreu i Shtetit tha ase ai ka 500 patronazhistë, apo fuksa siç i quan ai, por i bëri thirrje që të japin dorëheqje ata dhe të gjithë patronazhistët e tjerë.

Ndërsa për përplasjet me kandidatin e PS-së, Damian Gjiknuri, Meta tha se do përfundojë në det nëse nuk ndalon me akuzat e pabaza se ai takohet natën me persona me probleme.

Po ashtu Meta ka kërkuar që kandidatët për kryeministër, por edhe ata në nivel lokal të bëjnë përballje televizive në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se kë duhet të votojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT