Rama publikon të dhënat: Shqipëria e fundit për numrin e infektimeve për 1 milion banorë: Krenarë, por kujdes sepse ka ende edhe pak rrugë, shihni ç’po ndodh me fqinjët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e “Our World in Data” për sa i përket situatës së COVID-19, ku shihet se Shqipëria është ne vendin e fudnit përsa i përket infektimeve për 1 milion banorë.
Sipas grafikut, shifrat në Shqipëri janë shumë më të ulta se se në vendet e tjera, ndërkohë që Rama bën apel që të vazhdohet të tregohet kujdes, pasi ka edne edhe pak rrugë për të dalë nga tuneli i pandemisë.
“KrenarpërShqipërinë
*poooor, duhet akoma durim, edhe pak
shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit
prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”, shkruan Rama.
