KQZ kërkesë PS dhe PD: Hiqni banderolat dhe posterat nga këto 2 vende, mos bëni fushatë në institucione publike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur dy letra dy partive më të mëdha politike në vendin tonë PS dhe PD, ku u bën thirrje të zbatojnë kodin zgjedhor duke marrë masa për shkeljet që po kryhen në terren.

Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, KQZ kërkon që kjo parti të ndalojë menjëherë materialet propagandistike të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-An”, nga fasadat e godinës Universitetit Politeknik të Tiranës.

Sipas KQZ, kjo ndalohet nga Kodi Zgjedhor ku në pikën 3 të nenit 3, ndalohet në mënyrë taksative afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit apo në shtyllat e ndriçimit.

Nga ana tjetër po ashtu KQZ i është drejtuar Partisë Socialiste që të zbatojë parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Sipas KQZ, duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, i kërkon PS që të merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre.

KQZ kërkesë PS dhe PD: Mos bëni fushatë në institucione

KQZ kërkesë PS dhe PD: Mos bëni fushatë në institucione

KQZ kërkesë PS dhe PD: Mos bëni fushatë në institucione

KQZ kërkesë PS dhe PD: Mos bëni fushatë në institucione

Gru

Back to top button
LAJMET E FUNDIT