“Njëri e kishte emrin Edi Rama dhe ishte me PD”, Rama tregon çfarë i thanë kuksianët në aeroplan

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Kukës, përmes fluturimit të parë nga aeroporti i Nënë Terezës.
Rama tha se gjatë fluturimit ishte ndeshur me skepticizmin e kuksianëve, të cilëve u kishte premtuar më parë se do t’i sillte nga Londra në Kukës.
Gjatë fjalës së tij nga Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut”, Rama rrëfeu tre prej bisedave me kuksianët.
“I takova çunat atje, do t’ju flas për te prej tyre. Njëri ishte Edi Rama dhe ishte me PD, e vërtetë! Hë vëlla i thash si e hëngre këtë rrenë, të vish me një aeroplan 3D? Nuk e kisha besuar tha. I thashë dy rrugë ka ose unë do mbaj llafin, ose do ikim në botën tjetër. Tjetri ishte demokrat, i veshur me blu. I thashë ça ishte gjithë ai mosbesim. Ne demokratët tha, po nuk e pamë nuk e besojmë. Si ka mundësi këta u shaluan në rrena dhe thonë po s’e pashë, s’e besoj. I treti më tha ka ndonjë vend patronazhist te PS se unë s’kthehem më”, tha Rama.