“Rama është klon”/ Kryeministri i përgjigjet Alfred Cakos: Sidomos tani që kam bërë botox…

Kryeministri Edi Rama i ftuar ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel, dha komentin e tij lidhur me disa personazhe të paraqitura me foto nga moderatori Edi Manushi.

Teksa në ekran doli foto e konspiracionistit Alfred Cako, Rama tha se e pëlqen shumë si personazh.

Manushi: Cako të ka shumë qef

Rama: Dhe unë e kam qef, më shkruan shpesh që apokalipsi po vjen. Personazh shumë simpatik

Manushi: Ça mendoni për konspiracionet e tij?

Rama: Konspiracionet e tij janë poezi e fantazisë dhe dellit krijues të njeriut.

Manushi: Tha për ju që jeni klon dhe nuk jeni Rama i vërtetë

Rama: Sidomos tani që kam bërë botox (qesh)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT