“Mbroni me jetë votën”/ Meta rrëzon sondazhet, tregon sa mandate merr Monika dhe Basha: Mbajeni mend…

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti Ilir Meta deklaroi se do ketë fakte të reja tronditëse nga ky akt i rëndë dhe kriminal siç është vjedhja e të dhënave.

Gjithashtu, ai tha se opozita ka mbi 90 mandate, duke u kërkuar komisionerëve që mbrojnë votën.

“Më 25 prill, marshimi i 2 Marsit, aty të gjithë. Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Mbajeni mend, opozita ka mbi 90 mandate.

Nëse do t’i shesë është punë për të. Do i drejtohem të gjithë popullit shqiptar. Do jem në Vlorë në numërimin e votave. komisionerët të japin jetën për mbrojtjen e votës së vlonjatëve”, u shpreh Meta.

Ai ka deklaruar se të gjitha sondazhet janë të blera nga PS, duke “shpallur” kështu fitoren e opozitës me një super mazhorancë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT