Mesazhet e ambasadorëve 6 ditë para 25 prillit: Këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. 40 ekipe nga BE për monitorimin

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe dy diplomatët e tjerë të Francës dhe Gjermanisë dhanë mesazhet e tyre 6 ditë para zgjedhjeve.

Nga Elbasani, tre ambasadorët e vunë theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Luigi Soreca: Donim të shihnim një fushatë të përqendruar tek qytetarët shqiptare dhe jo tek sulmet dhe indimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderëve. Ajo c’ka është e rëndësishme dhe thelbësore është që këto zgjedhje të jenë të ndershme dhe transparente.  Blerja e votës është vepër penale, mos harroni edhe shitja e votës është vepër penale. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme  jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e  vendit në BE.

Ambasadorja e Frances, Elisabeth Barsacq: Mendoj që heqja e gjuhës së urrejtës do të ishte gjeja tjetër e rëndësishme këtu në Shqipëri.  Është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të votohet pa u  intimiduar, pa u shitur dhe pa u blerë vota.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf : Këto zgjedhje janë thelbësore për Shqipërinë dhe për BE. Më vjen mirë që gjendem këtu, do të jemi të pranishëm këtu edhe të dielën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT