FOTO/ Plagosi sekretarin e PD në Kavajë, kush është i rrezikshmi me dy mbiemra i dënuar për vrasje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë, ku Ndriçim Jonuzi ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni.
Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.
Ai u arrestua në mars të vitit 2014 nga policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi kërkohej për vrasje në Torino, të Italisë.
“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.
Me qindra militantë të Partisë Demokratike janë grumbulluar në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ndërsa dëgjohen thirrje “Rama ik”.