“Ruani qetësinë”/ Meta për sulmin në zyrat e PD: Sa të përfundoj iftarin e do nisem me urgjence drejt Kavajës

Pas incidentit në zyrat elektorale të PD në Kavajë ku mbeti i plagosur një 27 vjeçar, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit fton qytetarët të ruajnë qetësinë, ndërsa njofton se do të niset drejt Kavajës sapo të përfundojë një iftar në Elbasan dhe të japë një intervistë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të presidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT