Rama dënon sulmin në zyrën e PD: Basha të bashkohet me mua për drejtësinë, Meta të ndalë fushatën idioteske të tensionimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së për këtë qytet.

Kreu i qeverisë ka dënuar ngjarjen, ndërsa e ka cilësuar të patolerueshme. Përmes një postimi në twitter, Rama i bën thirrje Bashës të bashkohet me të për të mbështetur drejtësinë, ndërsa i kërkon Metës të ndalë fushatën idioteske të tensionimit.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT