VIDEO/ Rama refuzon të flasë, heq mikrofonin dhe lë në mes intervistën: Mbylle këtu, kjo i vuri pikën

Kryeministri Rama e braktisur studion e Report Tv gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.  Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përplasjeve herë pas here me drejtuesin Ilri Babaramo.

“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Ju lutem ata që na ndjekin të na falin, u kërkoj ndjesë që po jap intervistë si piktor

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Mbylle intervistën

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Herë tjetër kur të ftoni kryeministrin, jam gati të vij prapë, por jo kështu

Ilir Babaramo: Ju do vazhdoni edhe dy tre pyetje që kam

Edi Rama: Jo, jo, mbyllet këtu gjithçka, do vij pas zgjedhjeve…Kjo i vuri pikën

  1. Lexo edhe: “Turp të kesh! Turp të kesh ti”/ Sherr në studio, Rama përplaset me gazetarin gjatë intervistës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT