Meta bashkohet në ‘fushatën’ e PD-së në Kavajë, paralajmëron Ramën: Shqiptarët të bëjnë atë që s’të shkon në mendje

Pas plagosjes së sekretarit të degës së PD, Bledar Okshtuni, presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kavajë , ku ka bërë edhe disa deklarata të forta.

Nga ambientet e zyrës ku dukeshin ende njollat e gjakut të 27-vjeçarit, Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se ky do të jetë gjaku i fundit që derdhet në zgjedhje.

Me një gjuhë edhe më të ashpër se e Bashës, Meta iu drejtua kryeministrit duke i thënë se shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që nuk i shkon në mendje.

“Kam një paralajmërim për kryeministrin. Gjaku i fundit që zgjedhjet për zgjedhje. Ti jo kushtetutë që nuk njeh, por ti nuk i di as rregullat e shqiptarit, je vetem shqipfolës. Shqiptari po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje, ke çuar rrugaçët që të dhunojnë opozitën në shtëpinë e tyre. Ke lëshuar banditët në të gjithë Shqipërinë. Thiri mendjes para se të jetë vonë. Leri qytetarët të votojnë të lirë. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ke bërë me qindra krime zgjedhore këto ditë. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohen,” tha Meta, krah Grida Dumës.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi, një person me rrezikshmëri të lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT