(VIDEO) Flet nga arratia/ Ndriçim Jonuzi: Jam me PD, Basha të pyeste për mua. Ngjarja s’ka lidhje me politikën, por me…

Ndriçim Jonuzi ka folur nga arratia në lidhje me incidentin e ndodhur një ditë më parë kur plagosi në zyrën elektorale, sekretarin e PD-së, Bledar Okshtunin.

Ai në një reagim të tij e dhënë shprehet se për këtë ngjarje nuk ka asnjë lidhje politike, ai thekson se është dashur demokratët e vjetër në lidhje me këtë ngjarje.

“Madje kam bërë shumë sakrifica për PD-në. Demokratët e vjetër më njohin shumë mirë. Nuk më intereson asnjë lloj partie. Të gjithë demokratët e vjetër më njohin, skam asnjë lidhje me PS-në”, duke u shprehur i indinjuar për mënyrën se si po trajtohet kjo ngjarje.

“Lul Basha më ka cilësuar si socialist, dhe nuk më vjen fare mirë me mi humb të gjithë ato sakrifica gjithë jetën time me PD, vetëm me shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Të fliste me të gjithë të PD-së të vjetër jam apo nuk jam socialist unë. Kam rrezikuar jetën. Kam bo shumë më tepër sakrifica për PD-në”, shprehet Jonuzi në video.

Ai thekson se në fakt “nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam, zoti më faltë, por ska lidhje me këtë ngjarje politike”

Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

“Dje ndodhi në xhaminë dine Hoxha, e normalisht ne si besimtar na djeg dhe më kujtohet ajo e Zelandës së Re dhe nuk e harroj kurrë. Ajo mërzi dje ishte brenda. E kur shoh këtë mistrecin ku i zë rrugën e zë rrugë, Mir Gjoci që ska asnjë flokë e të emën e vet, dalin dy horra dhe e ngacmojnë atë. I thashë hapa rrugën se nuk e sheh se ka nënën me shaminë në kokë. Ma bëni hallall për shqetësimet, se Çim Jonuzit i ka mbaruar ato me Partinë Demokratike është, por të gjithë ato janë njësoj tani s’më intereson fare për asnjërin, u kujtova içik me vonesë për këtë punë ma boni hallall edhe një herë”, thekson Jonuzi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT