U plagos me armë zjarri, sekretari i PD në Kavajë nxjerr bllof Metën e Bashën: Jonuzi më ka ofenduar, sherri nisi për parkimin e makinës

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos ditën e djeshme me armë zjarri ka deklaruar se sherri ka nisur për parkimin e makinës.

“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën. Sherri ka nisur per parkimin e makines”, ka deklaruar Okshtuni, sipas portaleve Dosja.al dhe ABC News.

Nje pohim ky i te plagosurit qe ka nxjerre bllof presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha, qe mbreme mbajten “frymen” ne Kavaje dhe akuzuan qeverine e kryeministrin Edi Rama se kane bere atentat politik.

Madje kercenuan qe ta zgjidhin çeshtjen urgjent dhe te mos kete me gjak ne fushate, pasi do te ngrene popullin ne kembe!

Edhe vetë autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi, deklaroi se konflikti nisi për rrugën, pasi sipas tij, i kishin bllokuar rrugën një gruaje myslismane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT