VIDEO/ Plagosja në Kavajë, flet Jonuzi: Ndjehem i fyer nga Basha, mohon sakrificën time për PD. Unë kam rreziku jetën për ju

Ndriçim Tahiri (Jonuzi) ka reaguar pas pagosjes së Bledi Oshtunit në degën e PD në Kavajë.

Ai thotë se ndjehet i fyer nga Basha pasi e ka cilësuar socialist, ndërkohë që ai është me PD dhe thotë thotë se ka rrezikuar dhe jetën për ketë parti.

Në video Jonuzi tregon me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite.

Më tej ai shprehet se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij.

“Lul Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk me vjen mirë fare me mi humb që të gjitha ato sakrifica gjithë jetën timë për PD, vetëm me e shrytëzu këtë rast për fushatë.

Të filste me gjithë të PD-së së vjetër jam apo nuk jam socialist un. Kam rreziku jetën, kam rreziku kokën. Kam bo shum me tëpër sakrifica për PD” – thotë Jonuzi.

Më tej Jonuzi sqaron se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

“Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive“- thotë Jonuzi.

(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT