Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron mijëra vaksina të tjera Pfizer, faleminderit KE-së që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë

Shqipëria siguron edhe 145 mijë vaksina të tjera Pfizer. Lajmi është dhënë nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka falenderuar Këshillin Europian ku ndër të tjera shkruan:

“? Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon?

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar?
Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli?
#ShqipëriEuropiane????“, nënvizon Rama. (TemA)

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT