Incidenti në Fier/ Nuk përmbahet Meta harron Vlorën: Po u prek një votë, t’i mprehim sfurqet dhe t’i ndjekim këmba-këmbës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier, mes kandidatëve të LSI-së dhe punonjësve të policisë bashkiake për heqjen e një baneri.
Presidenti ka harruar incidentin e Vlorës ku u kapën për blerjen e votave, duke iu përkushtuar ngjarjes së Fierit.
Ai i bën thirrje anëtarëve dhe kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Por njëherësh kreu i shtetit vijon paralajmërimin për prekjen e votës, kësaj herë duke mos përmendur shpatat, por sfurqet.
“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shprehet presidenti.