TRONDITET Elbasani, VRITET DREJTORI i njohur, plagoset POLICJA dhe dy të tjerë, u ndalua makina e PD që shpërndante ‘para për vota’ (FOTO-VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri dhe viktima raportohen në qytetin e Elbasanit, pas një konflikti dyshohet elektoral.
Newsbomb.al mëson se një person ka humbur jetën ndërsa ka mbetur e plagosur punonjësja e policisë Xhensila Soto, që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes, si dhe dy persona të tjerë.
Bëhet me dije se i vrarë ka mbetur Pjerin Xhuvani, i cili disa ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me militantët e PD-së, gjatë vizitës së kreut të PS Edi Rama dhe kreu të PD Lulzim Basha në të njëjtin orar në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur zjarr duke qëlluar më shumë se 20 herë, edhe në drejtim të uniformave blu.
Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti prane zyres elektorale te PD-se që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”.
Sipas raportimeve paraprake, në vendin e ngjarjes gjatë tentativës për të ndaluar makinën ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. /Newsbomb.al

Foto nga vendi i ngjarjes:


VIDEO: