Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Zbulohet kush është efektivja e forcave “Shqiponja” që mbeti e plagosur (FOTO)

Xhensila Sota është efektivja e policisë së forcave “Shqiponja”, e cila mbeti e plagosur në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku u ekzekutua me armë zjarri, Pjerin Xhuvani.
Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Zbulohet kush është
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur pranë zyrave të Partisë Demokratike.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave.