Pazare per blerje votash për LSI, arrestohet 2 persona në Vlorë, mes tyre një turk (EMRAT)

Dy persona po ndiqen penalisht, pasi akuzohen për shitblerje të votës në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të “Top News” po ndiqen penalisht një person me shtetësi turke, Abdulgafur Balikçi 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, shqiptari Juriseld Muçaj dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi Abdulgafur Balikçi, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote për LSI në zgjedhjet parlamentare të 2021. Mes të arrestuar është shtetasi turk Balikçi.
Gjatë ndalimit të tyre janë gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.