Vrasja që tronditi Elbasanin/ Policia mbledhje urgjente, raportohet se kamerat e sigurisë…

Grupi hetimor është mbledhur në një mbledhje urgjente për të diskutuar të gjithë dinamikën e ngjarjes që tronditi ditën e sotme Elbasanin.

Ish-kreu i LSI-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri nga shoqëruesi i kandidatit për deputet të PD-së, Gazment Bardhit, i quajtur Arbër Papleka. Dhe për policinë nuk ka më dyshim se ky është edhe autori i vrasjes.

Gazetarja Anila Hoxha tha në një lidhje direkte për Breaking në Top News, se ata janë përplasur fizikisht dhe se autori që qëlloi u dorëzua në Policinë e Tiranës, e u shpreh se u qëllua për të vetëmbrojtur.

Sipas gazetares shpresa për të zbuluar të vërtetën qëndronte tek kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, por ato kanë qenë jashtë funksionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT