Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Meta akuzon Ramën: Dihet se nga vjen gjithë ky tension

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Vlora ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, si dhe u plagosen 4 persona të tjerë.

Meta tha se ky tension vjen nga kryeministri Edi Rama për shkak se ka tmerr nga zgjedhjet e lira.

Ngjarja thotë Meta është presion ndaj njerëzve që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

“Dihet se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pasi ka asgjësuar zgjedhjet në PS, që ka qenë model në të kaluarën dhe pse i lë kandidatët për deputetë deri në 11:55 i shpall pastaj emrat.

Nuk e ka kuptuar akoma çfarë është Vlora. Këto histori janë këto. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Brenda zyrës të Partisë Demokratike hyri drejtori i policisë bashkiake dhe një person tjetër i lidhur me grupet narko-trafikante.

Më vjen keq që ndodh një ngjarje e tillë. Pse ndodhi ngjarja? Duhet të ishte shmangur.

Ata duan të frikësojnë njerëzit që të mos shkojnë të votojnë dhe bëjnë këto gjëra. Kërkojnë të krijojnë tension artificial. Nuk pranon debat me askënd. A thotë se kam takuar me persona të inkriminuar në Vlorë, i them hajde dalim përpara gazetarëve. Mos e provoko Vlorën. Karta është shpata kundër padrejtësisë, frikësimeve që duan të bëjnë ndaj qytetarëve të Vlorës.”, tha Meta.

Pjerin Xhuvani, një emër i njohur në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS, u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT