A do t’ia presë duart Ilir Meta, këtyre që do blinin votat për LSI?

Ilir Meta i kthyer tashmë në një president-partie po shëtit në të gjithë Shqipërinë duke bërë takime dhe kjo dukshëm në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në intervistat e shumta të dhëna presidenti Meta bën thirrje lufte dhe përdor simbolika si shpata dhe prerje duarsh.

Jo më larg se një ditë më parë, Meta në një intervistë televizive paralajmëroi se do t’i priste duart të gjithë atyre që blejnë votat.

“Rama është një kukull që dihet nga kurdiset në rajon, për të minuar të ardhmen e Shqipërisë. Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ia pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi që guxon të prekë votat. Presidenti do nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo që të jetë nëse prek 1 votë”, deklaroi presidenti.

Sot lajmi i ditës ishte ai ndalimi i dy simpatizantëve të LSI-së nga policia për 2 shtetas, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, pasi i ofronin para në këmbim të votës për partinë e themeluar nga presidenti. E pikërisht aty në Vlorë, ku Meta po e përdor ta kthejë në një betejë jetë a vdekje për mandatet e LSI-së.

Pas kësaj ngjarjeje, a do të dalë Meta në konferencë për shtyp nga presidenca për ta denoncuar një rast të tillë? A do t’i presë duart Meta këtyre dy njerëzve që blejnë votat në favor të LSI-së?

Kujtojmë se ky është rasti i dytë, pas ngjarjes së Pukës, ku një person kapet duke bërë fushatë për korrjen e votave në favor të LSI-së, duke i ofruar para.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” presidenti është një ndër drejtuesit e institucioneve, veç partive politike, që ka depozituar më shumë ankesa në SPAK si denoncime të krimeve zgjedhore. Ai në faqen zyrtare të presidente ka ftuar të gjithë të denoncojë rastet për krimet zgjedhore. e krimit zgjedhor nga çdo subjekt politik, funksionar publik, kandidat apo qytetar!

“Nëse je dëshmitar i manipulimit, presionit apo çdo veprimi që cenon zgjedhjet e lira, DENONCO!”, thotë presidenti në apelin e tij. Shpresojmë që Meta ta hedhë edhe vetë këtë hap të denoncojë këtë precedent të LSI-së në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT