Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ U futen në zonën ku ndodhi vrasja, arrestohen tre persona në Elbasan (FOTO)

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me forca efektivët e policisë së Elbasanit dhe janë futur në zonën e rrethuar me shirit në lagjen “5 maji”, ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e arrestimit të tre të rinjve, njëri prej të cilëve mban një kapele dhe syze mbi kokë.
Ata pritet të transportohen drejt Drejtorisë së Policisë.
“Sapo ka ndodhur një aksion pak vendit të ngjarjes, është drejtuar një mjet me targa A008 që ka tentuar të hyjë dhe personat kanë bërë rezistencë dhe menjëherë kanë njoftuar patrullat. Ky është një aksion, njëri prej djemve është në automjetin e tij e tjetri është dërguar drejt furgonit për tu drejtuar drejt policisë. Ata u shoqëruan sepse kundërshtuan policinë”, tha gazetarja Anila Hoxha, nga vendi ku ndodhi ngjarja.