KUJDES PAMJET! Momenti kur në xhami Nikollaj godet me thikë një nga një besimtarët

Dalin pamjet ku Rudolf Nikollaj godet me thikë besimtarët myslimanë brenda në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës.

Pamjet janë siguruar nga Report TV tregojnë momentin ku Nikollaj hyn brenda xhamisë me thikë në dorë dhe godet kush i del përpara.

Të plagosur janë Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola,  23 vjeç.

Familja e autorit e deklaruar se Nikollaj ishte me prolbeme mendore dhe se sot në gjykata deklaroi se atë përndiqninndaj edhe i sulmoi në xhami. Ai është një person me precedent penal ku me 20 mars goditi me thikë edhe një person në zonën e Terminalit në Tiranë.

I riu me origjinë nga Klosi, i moshës 34-vjeçare, ishte në kërkim për këtë ngjarje nga policia, por kjo nuk e ka ndalur që të kryej një tjetër akt të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT