“Paplekaj më nxori pistoletën”/ Flet personi që u mbajt peng dhe u terrorizua nga grupi i PD në Elbasan

Mehmet Greca, personi që u mbajt rreth 20 minuta peng nga grupi per mbrojtjen e votes se Partisë Demokratike, ditën e ngjarjes ne Elbasan, tregon ne një interviste per Top Channel se si rrodhi gjithë dinamika.
Ai thotë se Arber Paplekaj i nxori pistoletën, ndërsa te tjerët e kontrolluan me dhune.
Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri nga shoqëruesi i kandidatit për deputet të PD-së, Gazment Bardhit, i quajtur Arbër Papleka.
Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, Xhensila Sota.