Meta kundër SHBA, mbron paramilitarët e PD: Konfliktin në Elbasan e stisi Rama

Në një intervistë nga Vlora, Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës direkt për ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan, ku një person mbeti i vrarë, kryeministrin Edi Rama.
Sipas Metës, ngjarja ndodhi në sy të policisë, e kjo tregon që shteti është i kapur nga krimi.
Në një farë mënyre Meta i kthen përgjigje edhe ambasadores Yuri Kim e cila kërkoi publikisht, pas takimit me Celibashin, dhënien fund të këtyre praktiva të krijimit grupeve për mbrojtjen e votave nga partitë.
“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.
Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.
Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill,” tha Meta.