Kocaqi: Qeveria t’i japë zë faktorit politik çam përballë Greqisë

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria nuk po bën asgjë për çështjen çame.“Ne kemi një problem shumë të madh me shtetin tonë, i cili nuk i bën të ditur shtetit grek problematikat që ai ka me Shqipërinë. Populli në Greqi është mësuar sikur Shqipëria i ka marrë territor, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, i ka marrë territor dhe nuk i thuhet se para 200 vjetësh nuk kishte një komb grek, një shtet grek. Këtu kemi një problem çam që nuk është në zgjidhje. Qeveria shqiptare në vend që faktorit politik çam t’i jepte zë përballë Greqisë. E di kush është mbrojtja më e mirë e një vendi? Sulmi! Ti ke një problem çam dhe atë arvanitas dhe ta çosh në BE. Ke problemin çam që ti ke bërë gjenocid“, tha Elena Kocaqi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT