Arratisja, Gruevski hyri në Shqipëri nga kufi tokësor i veshur si grua?

Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka thënë se familja e të arratisurit Nikolla Gruevski është në Maqedoni.

“Bashkëshortja e tij ka qenë në shtëpi dhe i ka mundësuar pjesëtarëve të MPB-së të kryejnë kontrolle. Kjo është bërë edhe në shtëpinë e nënës së tij”, ka theksuar ministri Spasovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

Të hënën kur kishte skaduar afati për të ndërmarrë masat për ndalimin e Gruevskit, policia pas urdhrit të gjykatës, ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeministrit, por nuk ka gjetur asnjë pjesëtarë brenda shtëpisë, shkruan INA.

Ministri Spasovski ka thënë se Gruevski nuk ka ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht. Në Maqedoni ka spekulime të ndryshme për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drejt Hungarisë aty ku kërkoi edhe azil .

Mediat maqedonase raportojnë se ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye sigurie.

Ndërsa mediat serbe shkruajnë se Nikolla Gruevski ka ikur ne Hungari permes linjes se Tiranes, duke kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me pasaporte te rreme.

“Politika” shkruan se ish-kryeministri maqedonas me një pasaportë false ka ikur drejt Hungarise duke u strehuar nje nate ne Ambasaden hungareze ne Tirane, duke u nisur me pas ne mengjes heret me avion drejt Hungarise permes linjes ajrore te kompanise se ketij vendi.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg në Maqedoni, për shkak të një tenderi korruptiv për blerjen e një Benzi 600 mijë dollarë, kur ai ishte kryeministër.

Por, në momentet e fundit ai vendosi të arratisej drejt Hungarisë, tek miku i tij Viktor Orban./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT