Lefter Koka: Behu gati Meta, ti je një i marrë fund. Një palaço që të vret natën e të qan ditën!

Gjuhës së ashpër të përdorur nga presidenti në konferencën për shtyp, deputeti Lefter Koka iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Ai tha se ndjen keqardhje për veten dhe për njerëzit e tij që për shume vite i ka besuar Ilir Metës.
“Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën”, shkruan Koka në reagimin e tij.
Lefter Koka thotë gjithashtu se më 25 prill, Durrësi do të votojë që të shpëtojë edhe nga virusi i tërbimit që sipas tij, Meta fut në shtëpitë e shqiptarëve.
“I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në bahçe! Pis burrë!”, mbyll mesazhin e tij Lefter Koka.