Meta i shpall luftë ambasadores së SHBA: Boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar të “papranueshme” deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili para dy ditësh ftoi qytetarët që të mprehin sfurqet dhe sëpatat në mbrojtje të votës.
“E papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 Prill nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Mjaft më”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
Menjëherë reagoi edhe Presidenti Ilir Meta
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen.
Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen.
Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.”