‘Le ta dijë dhe SHBA’, Vazhdon kercenimet Meta dhe paralajmëron: Këtu do të bëhet hataja

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar me tone të ashpra kryeministrin Rama, pasi u shpreh se nwse ai i fiton këto zgjedhje me manipulime, “këtu do të bëhet nami”.

Ai i bëri thirrje ambasadës dhe kujto që ka informacione se nwse Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi bëjnë diçka të paligjshme, presidenti do të marrë masa të rrepta.

Pyetje: Keni mesazh për paqe?

Meta: Të gjithë të reflektojnë, të gjithë të respektojnë kodin, të gjithë të evitojnë çdo lloj incidenti. Fiton Edi Rama, po le të fitojë, nuk është noj tragjedi, i jep populli shqiptar 71 mandate, presidenti do ta nderojë dhe do ti japë edhe mandatin e tij. Ama nëse nuk ia jep populli ta dijë ai dhe ambasadorja këtu do të bëhet hataja.

Nëse keni të dhëna që Lulzim Basha, Monika Kryemadhi bën këtë apo bën atë, unë do të bëj hatanë kundër tyre. Por ne po shohim se hatanë e bën vetëm një person.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT