E FUNDIT: Meta del sërish në konferencë për media, ka pesë pyetje për Prokurorin e Elbasanit: “A është e vërtetë që vëllai juaj…”

Presidenti Meta ka dalë sërish në një tjetër konferencë për media.

Ai sapo i ka drejtuar 5 pyetje kreut të prokurorisë së Elbasanit

1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.

2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.

3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?

4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?

5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT