Lajmi i mirë/ Shkon në 400 mijë numri i të vaksinuarve kundër covid-19 në Shqipëri

Procesi i vaksinimit në Shqipëri ka vijuar masivisht edhe sot. Referuar të dhënave zyrtare, deri në këto momente në vendin tonë janë vaksinuar kundër koronavirusin 400 mijë persona.

Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në Shqipëri vaksinimi ka nisur që në janar, teksa deri në fund të qershorit qeveria shqiptare synon të vaksinojë deri në 500 000 persona.

Sot, pesë viktima

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 139 raste të reja nga 3457 testime.

Lajmi i mirë është se sot ka patur rekord të shëruarish. Sipas të dhënave zyrtare, të shëruarit në 24 orët e fundit janë 738. Edhe situata në spitale duket më pozitive, ku raportohet se janë 154 pacientë të shtruar./Gazeta SHQIP

Lajmi i mirë/ Shkon në 400 mijë numri i të vaksinuarve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT