Meta shkon në Elbasan takon Gazment Bardhin, më pas drejt Vlorës: Do ndjek personalisht hetimet për Pjerin Xhuvanin

Menjëherë pasi votuar në Tiranë, presidenti Ilir Meta mësohet se ka shkuar në Elbasan për të ndjekur nga afër procesin e votimit.

Mësohet se presidenti është takuar atje me shefin e shtabit të PD-së për këtë qytet, sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

“Informova presidentin, për procesin dhe si po ecën deri më tani”, tha Gazment Bardhi pas takimi.

Kreu i shtetit në një komunikim për median është fokusuar edhe te ngjarja e rëndë ku ndodhi dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit. Ai bëri të ditur se do ta ndjekë personalisht hetimin për këtë ngjarje.

Elbasani njihet si zona më e nxehtë. Disa ditë përpara zgjedhjeve u shkaktua përplasja më e përgjakshme mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së. Nga kjo përplasja mbeti vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën katër persona.

Presidenca ka bërë të ditur se do të shkojë më pas në qytetin e Vlorës aty ai ka premtuar se do të ndjekë procesin, pas përplasjeve që ka pasur me socialistët atje, drejtuesin e qarkut Damian Gjiknuri.

Gjithashtu mësohet se presidenti Meta ka regjistruar si vëzhgues një pjesë e të këshilltarëve të tij për ndjekur procesin e votimit në qarkun e Durrësi. Ky qark ka shërbyer si përplasje mes presidentit dhe kandidatit të PS-së, Lefter Koka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT