Incident në Maliq/ Vëzhguesi i PD godet me karrige burrë e grua se simpatizonin PS

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Maliqit në një prej qendrave të votimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashmi, ku burrë e grua janë goditur me karrige.

Sipas raportimeve, një vëzhgues i PD ka goditur me karrige çiftin që ishin simpatizantë të PS.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Bëhet e ditur se burrë e grua u mjekuan dhe gëzojnë gjendje të mirë.

Në Bashkinë e Maliqit ka pasur një pjesëmarrje të lartë votimi, ku kanë votuar 31.7% të personave.

Të mbuluar në gjak/ Dalin FOTOT e simpatizantëve të PS

Të mbuluar në gjak/ Dalin FOTOT e simpatizantëve të PS

Back to top button
LAJMET E FUNDIT