Çfarë ndodhi? Meta tregon pse u zbut: Falë meje patëm zgjedhje të lira! Nuk kam faj që…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke vlerësuar faktin që procesi i votimit ishte i qetë.
I pyetur çfarë ndodhi me Presidentin që u zbut papritur, Meta u shpreh se nuk ishte faji i tij që më parë bëri ato sjellje.
Ai më tej shtoi se bandat kërkonin të frikësonin të rinjtë shqiptarë, prandaj dhe ai u përpoq t’i ndalonte së bëri këtë gjë.
Intervista e plotë:
Çfarë notë i vini ditës se sotme?
Meta: Procesi i sotëm deri tani ka vlerësimin notën 10 me yll. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë vlerësim, sepse ka kontribuar një popull i tërë. Tani është detyrë e komisionerëve dhe numëruesve që të veprojnë me transparencë dhe të vlerësohet drejtë çdo votë që ka hedhur sovrani.
Çfarë ndodhi me Ilir Metën u shndërrua me një President më të butë?
Meta: Nuk duhet të fajësoni Ilir Metën e parë që përpiqej të ndalonte bandat që frikësonin të rinjtë e Shqëipërisë. Ju keni harruar shkakun që Presidenti mbante qëndrime që në kushte normale nuk janë normale.
Tensionim i situatës?
Meta: Situata ishte tepër e tensionuar, por qëndrimet e forta të Presidentit garantuan këtë proces të qetë. Duhet të vazhdojë kështu derisa të numërohet vota e fundit.
A mund të bëjmë një parashikim?
Meta: Ajo që mund të them është që populli i Shqipërisë… Sot populli votoi i qetë dhe i lirë, pavarësisht zhvillimeve të mëparshme dhe unë jam i bindur se në kutitë e votimeve është vullneti i sovranit.