Yuri Kim zbret në terren në mesnatë, inspekton qendrën e numërimit të votave në “Vasil Shanto”
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë.
Ndërsa procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00, procesi i numërimit nuk ka nisur ende në pjesën më të madhe të zonave.
Vetëm në disa Bashki të vogla ka nisur numërimi i votave, si në Pustec apo Memaliaj e Roskovec.