ZYRTARE/ PS fiton bashkinë e parë, dalin rezultatet. Ja si u ndanë votat

Partia Socialiste ka marrë fitoren e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pustecin, ku janë numëruar të gjithë votat dhe sipas rezultateve përfundimtare Partia Socialiste është shpallur fituese.

Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota.

Bashkia e Pustecit është e para që nisi procesin e numërimit në të gjithë vendin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT