REZULTATET/ Numërohen mbi 600 mijë vota, LSI humb një mandat, i shtohet PD, mandatet PS dhe PSD

/ Në momentin kur po numërohen afro 50% e kutive të votimit, kanë nisur llogaritjet e ndarjes së mandateve dhe të krijimit tashmë të asaj force politike që do të jetë si mazhoranca e ardhshme.

Deri më tani janë numëruar 2386 kut (QV)i nga 5199 QV gjithsej, kemi një rezultat të qartë pro Partisë Socialiste, e cila deri më tani ka siguruar 321937 vota që përkthehen 77 mandate deputetësh.

Por nga numërimi i votave kemi një rënie të një mandati të LSI-së. Ndërsa më parë LSI-ja në rang kombëtar llogariste 6 mandate, tani me këtë numër votash kemi ajo është me një mandat më pak. Pra LSI e udhëhequr nga Monika Kryemadhi ka 5 mandate.

Partia Demokratike me aleatët e saj ka marrë një mandat më tepër, duke çuar në 55 gjithsej.

Votat e partive deri tani dhe mandatet

Partia Socialiste 321937 77 mandate

Partia Socialdemokrate 13351 2 mandate

PD “Aleanca për Ndryshim” 254488 5 mandate

LSI 46601 5 mandate

Partia Nisma Thurje NTH 3966 pa mandat

Partia Lëvizja Për Ndryshim LN 3090 pa mandat

Numërohen mbi 600 mijë vota, LSI humb një mandat, i shtohet PD,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT