Kandidati i Vetëvendosjes kundër rezultatit, nxjerr videon dhe denoncon: Si u shpallën të pavlefshme votat e mia

Pas Boiken Abazit, edhe Kreshnik Merxhani i Vetëvendosjes që kandidon për deputet si i pavarur në qarkun e  Gjirokastrës denoncon shpalljen të pavlefshme të votave të tij.

Ai ka publikuar një video nga KZAZ Nr.79 në Tepelenë ku shihet  një numërues që kalon me radhë fletët e votimit dhe në disa prej tyre vendos “X” apo “+”, duke pretenduar se ato ishin me qëllim për të shpallur të pavlefshëm votën e tij si kandidat i pavarur.

Në postimin në rrjetet sociale, Merxhani thekson se “Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë”.

“Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.
Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!”, shkruan Merxhani

Postimi në Facebook

TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.
Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.
Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.
Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.
Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT