Qarku që ka injoruar LSI-në, merr vetëm 53 vota/ PD me dyfishin e votave të PS

Në qarkun e Kukësit fitorja e PD-së në raport me PS-në duket më e thellë, ndërsa këto dy parti kanë një diferencë të madhe me LSI.
Deri tani në këtë qark kanë numëruar 129 qendra votimi nga 141 që janë në total dhe nga këto PD ka mundur të sigurojë 21072 vota, ose 63,0%, që të përkthyera në mandate deputetësh janë 2.
Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 11785 vota, ose 35.2%, të përkthyera në mandate deputetesh 1.
Kurse LSI ka siguruar vetëm 53 vota edhe në këtë qark nuk ka mundur të marrë një mandat deputeti.
Diferenca mes PD dhe LSI në këtë qark është 9287 vota, por nëse do të bashkojmë PD-LSI kundrejt PS diferenca del me 9340.