Luan Rama surprizohet nga rezultati i LSI në Vlorë: Kjo ishte e papritur

Kandidati i LSI në Vlorë, Luan Rama deklaroi se po lufton t’i marrë një mandat Partisë Socialiste.

Rama tha se rezultatet e numërimit të votave kanë qenë të papritura.

“Synimi ynë është fitorja e mandatit dhe me fitoren e mandatit do ta kthejmë rezultatin në Vlorë 7-4-1.

Besoj se do t’i marrim PS një mandat.

Jemi gjendur në rezultate të papritura, që kanë të bëjnë edhe me faktorë subjektivë.

Ftoj të presim ecurinë e procesit”, tha Luan Rama për Vizion Plus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT