“Do t’ju bjerë mbi kokë…”/ Bushati: Opozita po gënjen sikur ka fituar, për të mbajtur të karikuar disa komisionerë

Partia Demokratike dhe LSI vazhdimisht po tentojnë të krijojnë një frymë, sikur opozita është fituese e këtyre zgjedhjeve, edhe pse rezultati flet qartë për fitore të PS-së.
Gazetari Andi Bushati shkruan se opozita po krijon përshtypjen e rremë sikur ka fituar për të mbajtur të karikuar disa komisionerë, por kjo do ketë pasoja.
“Po të shikosh të gjitha lajmet e prodhuara nga opozita të krijohet përshtypja e rreme se ajo ka fituar. Në fakt është e kundërta. Pushteti ka bërë një masakër. Dhe nuk mund të fshihet ky krim, nuk mund të mashtrohet publiku, vetëm për të mbajtur të karikuar disa komisionerë. Si shumë të tjera edhe kjo hipokrizi rrezikon shumë shpejt t’ju bjerë mbi kokë”, shkruan Bushati.
Ndërkohë që janë numëruar thuajse 70% të qendrave zgjedhore dhe kryeson Partia Socialiste, një numër i madh eksponentësh të PD-së, kanë dalë për të deklaruar fitoren, duke thënë se “opozita ka fituar thellë”.