Numërohen 90% e votave në rang vendi, si ndahen mandatet

Kur janë numëruar 90% e kutive të votimit, PS qëndron në krye. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, me rezultatet e deritanishme PS merr 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate, PSD 3 mandate.
Në gjithë vendin janë numëruar 4682 kuti të numëruara nga 5199 që janë në total.
Ndërkohë janë gjobitur 18 KZAZ dhe 128 komisionerë. Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë gjobë komisionerët që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme kishin numëruar më pak se 50% të kutive të votimit.