PS synon mandatin e 19-të, sa vota i duhen Majkos që të shpallet deputet

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Votat janë përqendruar në Durrës dhe në Tiranë. Në Tiranë po diskutohet marrja e mandatit të 19-të, që përkon me Pandeli Majkon që është në listë e PS-së në atë që cilësohet si në vijën e zjarrit.
Kanë mbetur pa u numëruar votat e Njësisë 5 që cilësohet si bastioni i PS-së, apo dhe “hambari i votave” të PS-së. Kjo njësi është edhe ku Majko ka qenë edhe deputeti që ka bërë fushatën e tij.
Sipas llogaritjes së votave, PS-së i nevojitet edhe 1 mijë vota më tepër në mënyrë që ta ketë të sigurt mandatin e 19-të. Nëse kjo realizohet, atëherë një mandat i deputetit i ikën Partisë Demokratike. Deri më tani rezulton që PS ka 18 deputetë, PD 15 deputetë, LSI 2 dhe PSD 1.