“Kurti e nisi mandatin e kryeministrit duke bërë opozitë në Shqipëri”, Shahini: Lajmi më i mirë, ndëshkimi i LSI-së

Përmes një postimi në “Facebook”, Besa Shahini, ka deklaruar se Albin Kurti e ka filluar mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.

Ish-ministrja e Arsimit shprehet se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Shahini shton më tej se lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas.

“Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri!

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike”, ka shkruar Shahini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT